E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama ben thirrje per zgjatjen e afatit te shkurtimit te taksave

Presidenti Barak Obama po i kerkon publikut amerikan te binde anetaret e kongresit te zgjasin shkurtimet e taksave te pagave qe do te ndihmonin familjet e klases se mesme. Shkurtimet e taksave skadojne me 31 dhjetor.

Mesazhi i zotit Obama ne fjalimin e tij te perjavshem vjen nje dite pas njoftimeve per renien e nivelit te papunesise dhe krijimin e 120 mije vendeve te punes ne sektorit privat muajin e kaluar. Presidenti Obama tha se zgjatja e shkurtimit te taksave te pagave do te ndihmoje per te mbeshtetur kete tendence pozitive.

Zoti Obama tha se kongresi nuk duhet te filloje pushimet derisa ligjvenesit te miratojne kete projektligj.

Ne fjalimin e republikaneve senatorja Olympia Snowe u beri thirrje kolegeve te saj te kontrollojne shpenzimet qe po shtojne defieitin dhe po ngadalesojne rritjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›