E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet bombë britanike në Gjermani

Sipas rrjetit televiziv BBC, ky është evakuimi më i madh që është bërë ndonjëherë gjatë çmontimit të një bombe në Gjermani që pas luftës.

Burime zyrtare të qyteti thanë se bomba britanike 1.8 tonë do të çmontohet sot në mëngjes. Për pasojë të çmontimit të bombës, banorët e kësaj zone duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, deri në një largësi prej 1.2 milje, për më shume se një ditë.

Më tej zyrtarët shtojnë se shtatë shtëpi pleqsh, dy spitale dhe një burg gjithashtu janë duke u evakuuar.  Po ashtu trenat dhe trafiku rrugor në këtë zonë do të ndalen në një hapësirë rreth 80 milje e cila shkon deri veriperëndim të Frankfurtit.

Bomba britanike që ka kushtuar 275 sterlinë, u gjet  javën e kaluar ne brigjet e lumit Rhein pas rënies së nivelit të ujit të këtij lumi. Kjo bombë është hedhur nga Forcat e Shteteve të Bashkuara  të Amerikës gjatë Luftës së Dytë Botërore. /L.F/Start/

                                                                                             2011-12-04 09:40
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›