Dacic: Thaci i përkëdheluri i ndërkombëtarëve
PRISHTINE-Ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçic, sot në Shkup e ka komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se “shqiptarët do të jetojnë në një shtet nëse ndryshohen kufijtë e Kosovës ”.
Dacic tha se atij i intereson gjendja e serbëve e jo e shqiptarëve, të cilët mund të jetojnë një 5 apo edhe në një shtet.
Duke e quajtur Thaçin “të përkëdhelurin e bashkësisë ndërkombëtare”, Daçic tha se sikur të bënte ndonjë deklaratë të tillë ndonjë politikan serb, atëherë do të reagonte i gjithë komuniteti ndërkombëtar.
“T’a kishte deklaruar atë ndonjë politikan serb, tani Këshilli i Sigurimit pranë OKB-së do të kishte mbajtur mbledhje, por meqë atë e ka deklaruar Hashim Thaçi, i cili është i përkëdheluri i bashkësisë ndërkombëtare, deklarata e tij shihet si normale dhe madje duhet duartrokitur. Unë jam këtu si njeriu i parë i policisë dhe jo si politikan dhe nuk do të dëshiroja që të flasë më shumë për atë deklaratë pasi mua nuk më intereson se në sa shtete do të jetojnë shqiptarët, a do të jetojnë në 5 ose në 1 shtet, mua më intereson, që të drejtat e njëjta t’i gëzojnë edhe serbët”, deklaroi Daçic, i cili, në Shkup mori pjesë në një konferëncë kushtuar sigurisë në Evropën Juglindore.
(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)