E Diel, 1 Nëntor 2026

Kequshqyerja, 19% e fëmijëve nën 5 vjeç paraqesin prapambetje në rritje

TIRANE - Studimet më të fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për vendin tonë tregojnë se më shumë se 400 mijë qytetarë, kryesisht gra dhe fëmijë, vuajnë nga kequshqyerja. Kjo mund të sjellë pasoja të parikuperueshme për shëndetin veçanërisht për foshnjat nga 0 deri në 3 vjeç.

Përballë situatës së krijuar, Ministria e Shëndetësisë në partneritet me Kombet e Bashkuara kanë nisur një fushatë sensibilizuese për mënyrat e reja dhe më të mira të ushqyerjes së foshnjave dhe fëmijëve në Shqipëri.

“Të promovosh sot ushqyerjen me gji do të thotë të promovosh një shëndet në dhjetëra vite që do vijnë me ngarkesa minimale shëndetësore.”- deklaroi ministri Vasili.

Studimi analitik i Kombeve të Bashkuara, referuar kequshqyerjes në Shqipëri për vitin 2011, tregon se 19% e fëmijëve nën moshën 5 vjeç paraqesin prapambetje në rritje të karakterit mendor dhe fizik. Fenomeni mbetet më i prekshëm në familjet me nivel të lartë varfërie, veçanërisht në zonat malore.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›