E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dacic: Vështirë të parashikohet kandidatura

Marrja e statusit të kandidatit do të ishte jashtëzakonisht hap pozitiv për Serbinë, por është vështirë të parashikohet nëse Beogradi, gjatë muajit mars, do të mund të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ka deklaruar nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Ivica Dacic.

Ai në një deklaratë dhënë mediave, gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, ka thënë se gjithçka varet nga dialogu i cili po zhvillohet me Prishtinën.

Ndërsa për letrën që, siç thuhet, Prishtina i ka drejtuar vendeve anëtare të BE-së me kërkesën që Serbisë të mos i dhurohet statusi i kandidaturës, Dacic ka shprehur shpresat e tija që partnerët e Serbisë do të dinë të vlerësojnë se kush po pengon dialogun.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›