Dacic: Vizita e Mesicit në Kosovë, provokim për Serbinë
BEOGRAD- Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçic, sot ka vlerësuar si ekzibicionizëm të presidentit të Kroacisë, Stipe Mesic, faktin që të shpallet qytetar nderi i Prishtinës, duke e cilësuar këtë si përzierje në çështjet e brendshme të Serbisë. “Ata që bëjnë gjëra të këtilla, e provokojnë Serbinë dhe nuk dëshirojnë marrëdhënie të mira me Serbinë”, tha Ivica Dacic në konferencën e sotme për shtyp në Beograd. Më tutje ai theksoi se “kjo është përzierje në çështjet e brendshme të Serbisë dhe lëvizjet e këtilla nuk mund të kontribuojnë në vendosjen e raporteve korrekte dhe kapërcimin e problemeve nga e kaluara”, tha Ivica Daçic. Presidenti i Kroacisë në largim, Stipe Mesic, më 8 janar viziton Kosovën dhe me këtë rast do t’i dorëzohet edhe mirënjohja Qytetar Nderi i Prishtinës.(m.a/rel/BalkanWeb)