Festë për fëmijët në pediatri
TIRANE- Dhjetra fëmijë pritet të kalojnë ndërrimin e viteve në spitalin pediatritk të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në pamundësi për të gëzuar në familjet e tyre, personeli mjekësor i repartit të onkohematologjisë në spitalin e pediatrisë u ka krijuar fëmijëve të sëmurë një ambjent festiv dhe të ngohtë për festat e fundvitit. Në këtë kuadër, paraditen e sotme kanë mbërritur në repartin e onkohematologjisë dhjetra dhurata nga donatorë të huaj e vendas. Shefja e këtij reparti Anila Godo falenderoi donatorët për dhuratat të cilat sipas saj këtë vit kanë qënë më të shumta se kurrë. Nga ana tjetër doktoreshë Godo tha se në frymën e një politike të tensionuar duket se këto donacione përcjellin më shumë dashuri, më shumë paqe, më shumë humanizëm dhe shumë mirësi. Disa ndër dhuratat për këtë pavion ka qënë pajisja me televizor dhe DVD të cdo dhome si edhe krijimi i një dhome të posacme për argetimin e fëmijëve.(m.a/News24/BalkanWeb)