E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT në gadishmëri për natën e ndërrimit të viteve

TIRANë -QSUT ka marrë një serë masash për të qenë në gadishmëri natën e ndërrimit të viteve dhe për të përballuar cdo emergjencë të mundshme. Të gjithë repartet spitalore brenda kësaj qendre kanë forcuar shërbimet spitalore për natën e 31 dhjetorit. Në spitale do jenë gati medikamentet kryesore dhe makinat e urgjencës. "Shërbimet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, sidomos ato të urgjencave, do të jenë në gatishmëri të plotë me të gjithë stafin mjekësor të nevojshëm për të ofruar ndihmën e duhur për të gjithë qytetarët, që e kërkojnë atë gjatë periudhës së festave të fundvitit", garantoi sot gjatë një konference për shtyp, drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi. Dashi theksoi se "janë marrë të gjitha masat për të qenë në gatishmëri me qëllim dhënien e shërbimit shëndetësor të nevojshëm gjatë këtyre ditëve". Disa prej tyre, sipas tij, janë caktimi i mjekëve që do të qëndrojnë në gatishmëri dhe afishimi i listave përkatëse, sigurimi me medikamente dhe materiale mjekësore të domosdoshme, përforcimi i listave të mjekëve roje nga data 30 dhjetor deri në 5 janar, etj. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›