Thaçi: Viti 2010, vit i zhvillimit të Kosovës
PRISHTINë- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka falenderuar sot kabinetin qeveritar për punën e bërë gjatë vitit 2009, për “politika efikase, qeverisje të mirë dhe vizion të qartë për shtetin e Kosovës”. Kryeministri Thaçi, tha se qeveria është angazhuar në tri shtylla, në konsolidimin e shtetit të Kosovës, në zhvillimin ekonomik e infrastrukturor si dhe në reforma në administratë e pushtet lokal. Ai tha se, edhe viti 2010 do të jetë vit i zhvillimit të Kosovës. Kryeministri i Kosovës kërkoi nga ministrat punë dhe angazhim maksimal për arritjen e objektivave të parapara për 2010. Planin e punës së qeverisë për vitin e ardhshëm ai e quajti një udhërrëfyes për qeverinë gjatë 12 muajve të ardhshëm. Ndërsa zv.kryeministri Ramë Manaj prezantoi strategjinë legjislative për vitin 2010. Sa i përket ndryshimeve të mundshme në kabinetin qeveritar, pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri ka theksuar se “freskime dhe ide të reja ka pasur, po do të ketë edhe në të ardhmen”.(m.a/rtk/BalkanWeb)