E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiç e Vuçiç takim me serbët e Kosovës: Nuk dëshirojmë tu imponojmë marrëveshjen

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Prishtinën, pa pajtueshmërinë e serbëve të Kosovës, mund të sjellë pasoja të dëmshme.

Ne nuk dëshirojmë që me forcë ta imponojmë dhe implementojmë marrëveshjen, u tha Daçiç gazetarëve në qeverinë e Serbisë, pas takimit me një delegacion të serbëve të Kosovës.

Me tej ai theksoi se Qeveria e Serbisë qëndron pranë vendimit të saj dhe në interes të Serbisë është që marrëveshja të realizohet.

Zoti Daçiç ka vlerësuar se bisedimet me delegacionin e serbëve të Kosovës ishin korrekte dhe se zbatimi i marrëveshjes duhet të bëhet në interes të njerëzve të rëndomtë, të cilët i kanë vendet e punës dhe jetën në Kosovë.
Më herët një delegacion i serbëve të Kosovës është takuar sot në Beograd me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, dhe zëvendëskryeministrin e parë, Aleksandar Vuçiç.

Pas takimit, anëtari i delegacionit, Jovica Badurica, tha se mbledhja në qeverinë e Serbisë ishte konstruktive dhe e dobishme, por nuk mund të thotë se është pranuar zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e raporteve Beograd-Prishtinë.

Për problemet konkrete duhet të merremi vesh në terren, tha ai, pas takimit që zgjati dy orë e gjysmë.

Sipas tij, përfaqësues të serbëve nga Kosova i kanë afruar qëndrimet lidhur me zbatimin e marrëveshjes, ndërsa Vuçiç u ka premtuar atyre se do të bëjë çdo gjë të mundshme, që serbët e Kosovës, pavarësisht se a jetojnë në jug apo veri të lumit Ibër, të fitojnë status sa më të mirë para zgjedhjeve në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›