Daçiç, kërkon falje për gabimet e partisë së tij

Ivica Dacic
Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç gjatë një deklarate për mediat u shpreh se partia e tij u kërkon falje qytetarëve për problemet e viteve të 90.
“Duhet të analizojmë atë që është bërë para vitit 2000, të mesojmë nga gabimet të cilat nuk duhet të përsëriten më. Do t`u kërkojmë falje qytetarëve për problemet e asaj kohe, u shpreh Daçiç.
Daçiç drejton partin e Sllobodan Millosheviçit, i cili gjatë kohës kur ishte në pushtet nisi luftën me ish republikat e Jugosllavisë për të përfunduar me Kosovën. Gjatë këtyre konflikteve u vranë mijëra persona, ndërsa figurojnë të zhdukur mijëra të tjerë nga Kosova, Bosnja e Kroacia.