Më 16 janar, takimi për emrin e Maqedonisë

Metju Nimic
Metju Nimic ndërmjetësi i OKB-së për ccështjen e emrit të Maqedonisë deklaroi për mediat se takimi i radhës mes palës greke dhe asaj maqedonase do të mbahet më më 16- 17 janar.
Takimi do të mbahet në selinë e OKB-së në Nju Jork, ku janë ftuar negociatorët Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis. Datat e këtij takimi janë pritur pozitivisht nga të dyja palët.
Nimic do të zhvillojë takime të ndara me palët negociatore. Në rast se Nimic arrin të bëjë një takim të përbashkët me palën greke dhe atë maqedonase atëherë ky do të jetë takimi i parë pas vendimit të Gjykatës së Hagës lidhur me emrin e Maqedonisë.