E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiçi kërkon ndarjen e Kosovës

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç rikonfirmon hapur qëndrimin e Beogradit për ndarjen e Kosovës.

Në një intervistë për “Zëri”, pasardhësi i Sllobodan Millosheviçiit, në Partinë Socialiste Serbe, thotë se është politikani më pragmatik, që reflekton situatën reale në terren.

Ky “pragmatizëm”, sipas tij, është që serbët e Kosovës t`i bashkohen Serbisë, ndërsa pjesa tjetër sipas tij, të ndahet nga Serbia.
 

“Ky është mendimi im, edhe pse kjo nuk i pëlqen, as Beogradit e as Prishtinës. Por, unë jam politikan realist dhe nuk shoh tjetër zgjidhje”, ka thënë ai.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›