Shkrin pasurinë për të paralajmëruar “kiametin”

Një ish-punonjës i transportit publik në New York ka shpenzuar të gjitha kursimet e tij, për të njoftuar popullatën për datën e Ditës së Gjykimit, me shpresën se do të fitojë një vend në Parajsë.
Robert Fitzpatrick ka shpenzuar 140,000 dollarë duke veshur të gjithë New Yorkun, duke përfshirë edhe metrotë, me tabela e postera të mëdha, që njoftojnë fundin e botës në mesnatën e 21 majit 2011.
“Jam duke u përpjekur për të paralajmëruar njerëzit se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ai për Daily Neës. “Kush e ka kuptuar se do të vijë fundi i botës, ka për detyrë ti paralajmërojë të gjithë”, theksoi Fitzpatrick.
Që nga viti 2006, Fitzpatrick është pasionuar nga parashikimet e Harold Camping, i cili ka parashikuar fundin e botës me një listë të gjatë të llogaritjeve nga Bibla.