Fier, vritet me armë një 43-vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në fshatin Cakran të Fierit. Një 43-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.
Viktima është 43-vjeçari Ylli Kalemaj i cili punonte si roje nate në një object privat.
Policia ka shkuar menjëherë në vendgjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.