E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiq: Do ta kisha likuiduar Hashimin...

Kryeministri serb, Ivica Daçiq ka deklaruar se do ta kishte likuiduar Hashim Thaçi po ta takonte në Kosovë gjatë kohës së luftës, megjithatë tani është koha e paqes andaj i duhet kërkuar zgjidhje.

“Po ta takoja Thaçin në kohën e luftës, sipas të gjitha gjasave do ta likuidoja, edhe ai mua. Po kur edhe deri të paqja, duhet të gjejmë ndonjë zgjidhje”, ka thënë kryeministri i Serbisë, për mediat serbe.

Daçiq në këtë mënyrë ka sqaruar se pse ka pranuar të bisedojë më kryeministrin e Kosovës, i cili, sipas të njëjtave media, në publikun serb, konsiderohet si përgjegjës për krimet mbi serbët.

Jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshje me përfshirje të interesave legjitime të serbëve dhe shqiptarëve, ka pohuar Daçiq, i cili për dy takimeve në Bruksel me kryeministrin Thaçi, ka thënë se ishin shumë më konkrete se sa kishte pritur.

Ai ka ripohuar se marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit, e cili do të fillojë së zbatuari gjatë muajit dhjetor, është arritur nga ekipi negociator i qeverisë paraprake dhe se ajo është realitet që do të duhet të zbatohet.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›