E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samuel nuk flet për Scudetto

Qendërmbrojtësi Walter Samuel vendosi derbin e Milanos me një gol të hershëm, por refuzoi të përmend Interin në mesin e kandidatëve për titull në Serie A.

Nerazzurrët kanë pikë të barabarta me Lazion në pozitën e tretë dhe kanë katër më pak se liderët Juventus dhe Napoli.

“Është ende herët të flasim për Scudetto”, deklaroi argjentinasi për Sky Sport Italia. “Nuk ma merr mendja se skuadra është duke menduar rreth kësaj. Jam i lumtur dhe i kënaqur me pozitën tonë aktuale në tabelë. Por, duhet të vazhdojmë të punojmë për të fituar diçka në fund të sezonit”, përfundoi Samuel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›