Daçiq: O zbatim i marrëveshjeve, o s’ka Evropë
“Zgjidhje tjetër do të ishte t’i ndërpresim të gjitha integrimet evropiane, gjë që, natyrisht, është vendim i yni dhe askënd nuk do ta dëmtojë pos nesh”, iu tha ai gazetarëve në shënimin e ditës së Agjencisë ushtarake të sigurimit.
Duke folur për takimin e së mërkurës mbrëma me Hashim Thaçin, Daçiq theksoi se politika shtetërore sa i përket Kosovës nuk ka ndryshuar, por që “Serbia ka filluar me lëvizje aktive, duke ofruar ujdi, sepse vetëm në atë mënyrë mundet më së miri t’i mbrojë interesat e veta”.
“Nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës me asnjë kusht. Nuk do të ketë lëvizje të njëanshme, e kjo do të thotë që nuk do të ketë as dhunë në Kosovë. Ky është qëllimi ynë, të ruajmë paqen dhe të mbrojmë interesave e serbëve në Kosovë”, sqaroi ai, transmeton Koha.
Sipas tij, rezultat pozitiv i asaj që qeveria e tij po bën në Bruksel për çështjen e Kosovës është fakti se sot në kryeqytetin e BE-së është mbajtur një takim i përfaqësuesve të tetë vendeve të BE-së, të cilat angazhohen për që Serbia sa më parë të marrë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në Unionin Evropian.