Daçiq: Shqiptarët mund të krijojnë një shtet në Maqedoni

Beograd, 2 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq kërkon një marrëveshje të re historike për rajonin e Ballkanit. Kjo sipas tij, për t’i ikur “problemeve të mëdha në të ardhmen”.
Në një intervistë për të përditshme serbe “Politika”, Daçiq ka vlerësuar se në Ballkan akoma nuk janë zgjidhur çështja shqiptare dhe ajo serbe.
“Shqiptarët tashmë e kanë një shtet, tani në Kosovë po e krijojnë të dytin, kurse në të ardhmen ndoshta mund ta krijojnë edhe shtetin e tretë në Maqedoni”, deklaroi ai, transmeton agjencia Ina.
Sipas tij, kjo situatë në Kosovë mundet t’i nxisë serbet në Republika Srpska që të mendojnë për pavarësinë. Ai nuk përjashton mundësinë që edhe serbët në veri të Kosovës të kërkojnë bashkimin me Serbinë. Opinioni i GJND-së, me të cilin u vërtetua pavarësia e Kosovës, ka hapur ide të reja në Serbi. Autoritetet e Beogradit kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare një marrëveshje të re historike për Ballkanin. Sipas tyre marrëveshja duhet të jetë e karakterit strategjik.
Përfaqësuesit e shqiptarëve në rajon, por edhe të popujve tjerë, përjashtuar Serbinë, janë deklaruar kundër idesë së ndryshimit të kufijve. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, ditë më parë në Shkup hapur kundërshtoi idetë për ndarje.