INA kroate padit Serbinë

Zagreb, 2 gusht – Kompania kroate për nxjerrjen, përpunimin dhe tregtimin e produkte të naftës INA ka deponuar në gjykatën e Beogradit kërkesën për kthimin e 167 pikave të karburantit ose 11 milionë eurove, si dhe 90 milionë eurove të fitimit të humbur gjatë shumë viteve të shitjes së tyre “Lukoilit” rus nga ana e Serbisë, njoftoi Televizioni i Kroacisë (HRT).
HRT raportoi se qeveria serbe i ka përvetësuar paligjshëm pikat e saj të karburanteve në Serbi dhe bashkë me kompaninë serbe “Beopetrlo” ato ia ka shitur kompanisë ruse “Lukoil”, duke theksuar se në Serbi këtë rast nuk dëshiron ta komentojë askush.
Nga INA raportojnë se nuk do të heqin dorë nga padia dhe se janë të gatshëm për shqyrtimin gjyqësor të caktuar për muajin shtator.
Në kohën e shitjes se "Beopetrolit" (dhe pompave të përvetësuara paligjshëm nga INA), në krye të Agjencisë serbe për privatizim ishte kryeministri aktual i këtij vendi Mirko Cvetkoviq, raportoi HRT.
Ish ministrja për Energjetikë e Serbisë, Zorana Milanoviq, është shprehur se shitja ka qenë problematike, por kompania ruse Luikoil nuk është fajtore për problemin, porse problemi është në anën serbe.
Kontesti gjyqësor do të mund të zvarritej me vite, kurse qeveria serbe në kontratë me Lukoilin është obliguar që t’i bartë të gjitha shpenzimet eventuale gjyqësore, raportoi HRT.