Shqiptarët në Maqedoni mirëpresin idenë për shtetësi shqiptare

Shkup, 2 gusht - Partitë politike shqiptare shprehet pozitivisht lidhur me kërkesën e intelektualëve shqiptare drejtuar presidentit Bamir Topi për pajisjen e gjithë shqiptarëve me shtetësi. Deputeti Safet Neziri tha për Alsat-M se BDI-ja do të mbështesë çdo vendim që do të sjellë presidenti Topi, ndërsa nga DR-ja nismën e intelektualëve e shohin edhe si rezultat i ngecjeve në procesin e integrimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.
Edhe qytetarët shqiptarë të Maqedonisë të pyetur nga Alsati thanë se mirëpresin iniciativën e intelektualëve shqiptarë. Disa thonë se do të jenë ndër të parët që do të aplikojnë për tu pajisur me shtetësi po qe se kjo nismë merr dritën jeshile nga kreu i shteti shqiptar.
“Unë e përshëndes atë iniciativë, unë i pari kisha aplikua për ta marrë shtetësinë shqiptare, për mua është një lajmë i mirë, se jemi shqiptarë”, tha një qytetar.
“Unë kisha dashtë me pas nënshtetësi patjetër. Kisha pas dëshirë ta kem nënshtetësinë edhe të Shqipërisë edhe të Kosovës. Unë kamë dëshirë që secili shqiptar i Maqedonisë të ketë nënshtetësi edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë”, u shpreh një qytetar tjetër.
Edhe në organizatën joqeveritare “Realiteti” mirëpresin nismën dhe urojnë që kjo edhe të realizohet. “Në aspektin politik është shumë e pranueshme tek ne, duke pasur parasysh se Shqipëria tani është anëtare e plotëfuqishme e NATO-s, si dhe ndikimi i saj në lobimin qoftë për Kosovën qoftë për diskriminimet e skajshme që i bëhen popullit shqiptar këtu në Maqedoni. Uroj që presidenti Bamir Topi ta pranojë këtë dhe ta realizojë”, tha Valon Bela, kryetar i OJQ “Realiteti”.
Ndryshe, OJQ-të dhe intelektualët thonë se kjo nismë nuk duhet të shihet si diçka negative, pasi edhe Maqedonia praktikon dhënien e shtetësisë për maqedonasit që jetojnë në Shqipëri dhe në shtetet tjera, apo i i Bullgarisë, e cila i pajisë me shtetësi të gjithë të interesuarit në Maqedoni që deklarohen se kanë prejardhje bullgare.