Daçiq i gatshëm ta mbështesë Tadiqin, kërkon kryeministrinë

Me 14.7% të votave në zgjedhjet parlamentare të 6 majit, Partia Socialiste e Serbisë, që dikur udhëhiqej nga ish lideri i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, që ka vdekur para disa vitesh, e ka dyfishuar numrin e deputetëve në përbërjen e re të parlamentit, duke u plasuar në vendin e tretë, pas Partisë Demokratike dhe asaj opozitare Partia Progresive Serbe.
“Dëshiroj që bashkëpunimi të vazhdoj dhe në këtë aspekt jam i gatshëm ta mbështesë Tadiqin në rundin e dytë”, i tha lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, gazetës Blic.
Por, ai ka theksuar se “nuk është e pranueshme, që ne të ofrojmë mbështetje, e pastaj të flasim për qeverinë pas zgjedhjeve”.
Daçiq ka theksuar se “nëse kandidati që ne e mbështesim fiton, është absolutisht logjike që ai ta propozoj kandidatin tonë për postin e kryeministrit”. /rel/