Dade: "Votoni, PS do qeverise me dinjitet"
Kandidatja e PS per deputete ne Gjirokaster, Arta Dade, u takua dje me banore te Gjirokastres per t'iu kerkuar qe me 28 qershor, te tregojne zgjuarsine qe i karakterizon, duke i dhene ndryshimin e duhur vendit. Sipas Dades, Partia Socialiste tashme eshte nje force qe mund te qeverise vendin me dinjitet. Ajo ka bere thirrje qe te votojne politiken e re te ndryshimit: "Politiken e re te vizionit, per nje shoqeri demokratike, politiken e re te konsultimit, politiken e re te venies se krahut njeri-tjetrit, per te miren e Shqiperise. Per dy vjet "Dialog me Shqiperine", Rama ka marre gjithe ekspertet e arsimit, shendetesine, bujqesise, te mjedisit dhe te nxitjes se prodhimit, te ulen ne tryezen tone", deklaroi Dade ne Gjirokaster.