Meta: Sistemi zgjedhor favorizon fitoren e LSI
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka vijuar turin e takimeve me qytetaret, per prezantimin e "Planit per Veprim" dhe kandidateve per deputete edhe ne Qarkun e Shkodres. Ai u shpreh se me kete sistem zgjedhor zgjedhjet i fiton LSI-ja, sepse LSI-ja eshte forca vendimtare percaktuese per mazhorancen e ardhshme dhe per qeverine e re, keshtu qe kjo eshte nje garanci shume e mire qe ne te realizojme premtimet tona kryesore, dhe angazhimet tona kryesore jane me rinine. Ne te rinjte nuk i perdorim si dekor apo si fasade, por ne te rinjte dhe te rejat i vleresojme dhe iu kemi dhene prioritetet me te favorshme. Meta tha se ne vijme me nje program shume te qarte per te gjithe Shqiperine, per te garantuar 100 mije vende te reja te qendrueshme pune per kater vitet qe vijne. "Ne synojme per te bere ate reforme ne arsim qe ndihmon te gjithe qe te punesohen me shpejt, si ata qe nuk do te ndjekin studimet e larta, por edhe ata qe ndjekin shkollen e larte", tha Meta. Duke vazhduar me tej ai u shpreh se, Shqiperia ka mundesi te medha per t'u zhvilluar, "por nuk do te zhvillohet me perralla, si puna e centraleve berthamore apo atyre termocentraleve qe do Saliu te na i ndertoje ne Durres, si dicka te madhe. Ne nuk kemi nevoje per keta gjera, ne kemi nevoje per te bere ato hidrocentrale qe Shqiperia e ka mundesine dhe jane me leverdi shume te madhe". Duke folur me pas per sistemin zgjedhor, Meta u shpreh se edhe pse ne jemi kunder nje sistemi te listave te mbyllura, zgjedhjet i fiton LSI-ja, sepse LSI-ja eshte forca vendimtare percaktuese per mazhorancen e ardhshme dhe per qeverine e re, keshtu qe kjo eshte nje garanci shume e mire qe ne te realizojme premtimet se angazhimet tona kryesore jane me rinine.