E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: "Berisha po mashtron me HEC e Banjes"

Kandidatja per deputete e Partise Socialiste, ne Qarkun Elbasan, Valentina Leskaj, deklaroi dje gjate takimit me banoret e komunes Karine, se qeveria e Sali Berishes nuk ka mbajtur pjesen derrmuese te premtimeve, ndaj me 28 qershor dhe duhet te largohet me vote. Leskaj ka siguruar banoret e Karines, se Partia Socialiste ka nje program serioz per te nxjerre vendin nga kriza, ku e ka futur kjo mazhorance. "Ne Parlamentin shqiptar eshte miratuar nje marreveshje, per koncesionin e HEC-it te Banjes dhe ne marreveshje eshte e shkruar, e zeza mbi te bardhe, qe punimet ne HEC-in e Banjes do te fillojne pas 60 muajsh, qe i bie pas 5 vjetesh", deklaroi Leskaj, duke theksuar se alternativa me e mire ishte zgjedhja e PS-se per ndryshim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›