Krismat qe zhyten ne zi Qerretin
Enkeleda Arapi
Vetem 12 kilometra larg qytetit te Durresit, ndodhet fshati Qerret, ku ndodhi dhe vrasja e 32 -vjecarit Artan Zeka. Harmonia dhe gjalleria e perditshme e fshatit u prish nga disa krisma armesh, te cilat tronditen mbare opinionin publik. Askush nuk e besonte ate cfare po ndodhte, ku ne vend te nje dite te zakonshme, atmosfera u kthye ne nje zi per banoret.
Ora shenonte 09:00 kur Qerreti, i njohur si nje nder zonat me te qeta, u blindua nga forca te shumta policie, qe mberriten pak minuta pas bresherise. Pothuajse ne te gjithe rruget e fshatit ishte ngritur nga nje postbllok i uniformave blu, ndersa dhjetera banore te zones u nisen ne drejtim te spitalit te Durresit, per te shoqeruar te plagosurin dhe pjesetaret e familjes Zeka. Situata kaotike zgjati per 20 minuta dhe gjithcka ra ne qetesi pas arrestimi te autorit te dyshuar. Ato pak njerez qe mbeten ne fshat, u kycen brenda shtepive, sikur te kishte rene nje "epidemi".
E ndere ishte situata ne spitalin e Durresit, ku dhjetera simpatizante, miq dhe te aferm prisnin me ankth te rejat nga salla e operacionit. Familjare qe ngasherenin ne lot dhe dhimbje, perfaqesues politik qe interesoheshin dhe pergatisnin masat per transportin e te plagosurit drejt Italise. Por ora 13:15 do t'i zhyste ne nje zi te thelle, pasi bluzat e bardha njoftuan se pacienti nderroi jete, per shkak te plageve te renda ne melci. Kuja e familjareve u shoqerua me zemerim te thelle te miqve e shokeve, duke akuzuar per nje vrasje politike. Dhe shkak ishin posterat e flamujt elektorale, sikur ngjarja kishte ndodhur ne nje vend te botes se trete.
Edhe ne fshat heshtja kishte pllakosur gjithandej pas ores 13:00 dhe te gjithe banoret pezulluan aktivitetet e perditshme. Mund te dalloje lehte ndonje kafshe, apo mjet qe qarkullonte rralle. Edhe lokali ku ndodhi krimi ishte mbyllur dhe flamujt blu valeviteshin nga puhizat e eres. Shume ndryshe kishte nisur mengjesi, kur banoret kishin pushtuar rruget dhe lokali u mbipopulluar nga klientet, qe pas krimit u pyeten edhe nga grupi hetimor.
Ngushellime ne familjen Zeka
Rreth ores 13:30 gjendja ne fshat ishte e renduar. Perhapja e lajmit se Artani kishte nderruar jete, u shoqerua ne oret e pasdites me hapjen e dyerve te mortit dhe vizita per ngushellime nga miqte, te afermit dhe banoret. Duke shprehur keqardhjen per ate qe ndodhi dhe shkakun, banoret kane percjelle ngushellimet per familjen Zeka, por nuk kane pranuar te prononcohen. Ata e kane cilesuar ngjarjen jo vetem te rende, por edhe te paimagjinueshme, per shkakun qe kishte ndodhur. Deri ne oret e vona te mbremjes familja ka pritur vizita ngushellimi, ndersa sot pritet te kryhet ceremonia mortore.
09:00 Ora Kur ne fshatin Qerret te Shijakut, u degjua nje bresheri automatiku ne lokalin e zones. Menjehere u perhap lajmi se ishte plagosur rende anetari i Partise Demokratike, Artan Zeka, qe u dergua drejt spitalit, kurse policia kishte ndaluar si te dyshuar, Skender Ballen, banues ne kete fshat.
13:15 Ora Kur mjeket e spitalit te Durresit, komunikuan me te afermit e 32-vjecarit lajmin e kobshem se Artani kishte nderruar jete, per shkak te tre plageve te renda te marra ne pjesen e barkut. Pas kater oresh operacioni, nuk u be dot e mundur mbajtja ne jete dhe dergimi per kurim ne Itali.