Dade: Basha në hetim, të largohet
Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në PS, Arta Dade, kërkoi dje largimin e ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, nga drejtimi i kësaj ministrie, meqë ai ndodhet në hetim. “Kryeministri Sali Berisha duhet ta kishte zëvendësuar këtë ministër prej kohësh, sikurse edhe opozita ka kërkuar, sepse ky ministër nuk mund të na përfaqësojë të gjithëve. Ai duhet të ishte zëvendësuar me një figurë të denjë dhe dinjitoze, në mënyrë që të ulej si i barabartë me gjithë homologët e vet për çështje shumë madhore të Shqipërisë dhe Kosovës”, - deklaroi Dade. Sipas saj, ministri i Jashtëm i Shqipërisë dje ka kryer një abuzivizëm tjetër me detyrën, ai ka përdorur podiumin e Ministrisë së Jashtme, të asaj ministrie që përfaqëson interesat e shtetit për të sulmuar opozitën dhe për ta shitur çështjen ordinere ku është i përfshirë, si çështje politike.
Isaraj: Policia, shkelje të drejtave të njeriut
Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Isaraj, reagoi dje ndaj dhunës, që sipas tij, ushtrohet nga Policia e Shtetit. Isaraj theksoi se policia është vënë nën kontrollin e ekzekutivit dhe po shkel të drejtat e njeriut me arsyetimin se po përpiqet të zbulojë të vërtetën apo krimin e dyshuar. Sipas tij, policia e Berishës nuk mund të kufizojë lirinë e personit kur nuk ka dyshime të arsyeshme se ka kryer një vepër penale ose për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj, me arsyetimin se po përpiqet të zbulojë të vërtetën apo krimin e dyshuar. “Shkelja e këtyre të drejtave dhe lirive themelore dhe vetjake të njeriut sot, në mënyrë të përsëritur nga qeveri-policia e Berishës, të evidentuara dhe notifikuara edhe nga institucioni kushtetues i Avokatit të Popullit, përbën tashmë jo vetëm për opozitën shqiptare, por dhe për partnerët tanë ndërkombëtar, një problem seriozisht, shumë shqetësues mbi vetë mënyrën e qeverisjes së këtij vendi dhe për rrjedhojë dhe fatet e demokracisë shqiptare”,- deklaroi Isaraj. Ndër të tjera, ai tha se të sulmosh dhe kërcënosh institucionin e pavarur kushtetues të Avokatit të Popullit, në realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij kushtetuese dhe ligjore, nuk bën as më shumë e as më pak, veçse ke sulmuar rendin kushtetues, duke i ofruar këtij vendi dhunë, tirani dhe diktaturë.