E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e financave të Eurozonës diskutojnë paketën

Bruksel – Ministrat e financave të Eurozonës do të mblidhen sot në Bruksel për t'u konsultuar për herë të parë mbi paketën e ndihmës për ekonominë që synohet nga BE-ja. Vetëm një javë më parë, Komisioni i BE-së propozoi që vendet anëtare të Unionit të vinin në dispozicion gjithsej 200 miliardë euro për luftimin e krizës ekonomike. Ndërkohë që vendimi përfundimtar pritet të merret në samitin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së që mbahet në datat 11 dhe 12 dhjetor. Në Eurozonë marrin pjesë 15 shtete me monedhën e përbashkët euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›