E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade: Berisha bashkëpunoi me krimin gjatë zgjedhjeve të 28 qershoritNga Partia Socialiste akuzon kryeministrin Berisha për bashkëpunim me krimin gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit. Sekretarja për çështjet ndërkombëtare, Arta Dade, tha dje se PS dispono

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Dade: Berisha bashkëpunoi me krimin gjatë zgjedhjeve të 28 qershoritNga

Partia Socialiste akuzon kryeministrin Berisha për bashkëpunim me krimin gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit. Sekretarja për çështjet ndërkombëtare, Arta Dade, tha dje se PS disponon prova dhe fakte të cilat vërtetojnë bashkëpunimin e kryeministrit Berisha dhe mazhorancës së djathtë, me kriminelët gjatë fushatës elektorale, duke theksuar se ky bashkëpunim është përdorur për të ushtruar presion ndaj opozitës për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve. Për të mbështetur akuzën e PS-së ndaj Berishës, sekretarja socialiste i referohet tragjedisë së 7 gushtit, ku humben jetën katër ish-efektivë policie në përpjekje me të shumëkërkuarin nga policia Dritan Dajti. “Tragjedia e Durrësit është shprehja më alarmante e kalbjes së shtetit në duart e një pushteti të korruptuar e të inkriminuar. Berisha të japë llogari për bashkëpunimin me krimin gjatë zgjedhjeve dhe lirimin e dhjetëra kriminelëve nga burgjet me leje të paligjshme për të ndihmuar qeverinë në një fushatë të pashembullt presionesh ndaj opozitës”, tha Dade. Ajo u shpreh gjithashtu se PS ka paraqitur para ndërkombëtarëve të gjitha provat dhe faktet që disponon lidhur me atë që ajo e quan bashkëpunim të kryeministrit Berisha me krimin për të fituar zgjedhjet e 28 qershorit. “Ne disponojmë prova dhe fakte rrëqethëse, që ja kemi bërë të ditura partnerëve ndërkombëtarë dhe do ja bëjmë të ditura edhe opinionit publik shqiptar për bashkëpunimin konstant të këtij pushteti me krimin. Sali Berisha nuk mund të fshihet pas sakrificave të uniformave blu dhe thirrjet e tij për tolerancë zero janë pa asnjë kuptim pas bashkëpunimit të tij me të dënuar të rrezikshmërisë së lartë për ta mbajtur një pushtet që nuk buron nga vota e lirë e popullit, po nga deformimi i plotë i saj”, tha Dade.

Komisioni hetimor parlamentar

Pak ditë më parë deputeti i PS-së, Pirro Lutaj, kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për vrasjen e katër oficerëve të policisë në ngjarjen e 7 gushtit në përplasje me të kërkuarin nga policia Dritan Dajti. Lutaj u shpreh se objekt i komisionit hetimor që do të propozohet zyrtarisht nga PS-ja do të jetë e gjithë veprimtaria e policisë së shtetit në tre muajt e fundit, ku përfshihet edhe ngjarja e vrasjes së deputetit të PS-së Fatmir Xhindi. “Një nga objektet e punës së Parlamentit të jetë edhe ngritja e një komisioni për të verifikuar veprimtarinë e Policisë së Shtetit, në mënyrë të veçantë në këto 2-3 ngjarje të rënda të kohëve të fundit. Kemi rreth tre muaj që është ndarë nga jeta ish-deputeti i PS-së, Fatmir Xhindi dhe nuk flitet asnjë fjalë për të. Nuk janë të rastësishme ngjarjet e rënda që kanë ndodhur, pasi janë vrarë qytetarët në mes të qytetit, janë vrarë funksionarë të lartë të shtetit”, deklaroi Lutaj. Sipas këtij të fundit, ngjarja e rëndë e së premtes së 7 gushtit, ndodhi për shkak të paaftësisë dhe mungesës së besimit tek strukturat e policisë. Lutaj tha se struktura ku bënin pjesë katër policët e vrarë ka për detyrë gjurmimin e të arratisurve, ndërsa ndërhyrja për arrestimin e Dajtit duhej bërë nga ana e forcave speciale të RENEA-s. “Ka një paaftësi ekstreme dhe mungon besimi tek strukturat e policisë. Nuk ka si shpjegohet ndryshe, pasi siç po thuhet, është shmangur struktura që shteti shqiptar e ka ndërtuar për ndërhyrje të tilla, si RENEA dhe janë futur për të bërë një operacion të tillë një strukturë e cila është për teknika të veçanta të hetimit. Struktura ku bënin pjesë katër policët e vrarë, ka për detyrë gjurmimin e të arratisurit nga burgu”, tha Lutaj.

Kundërshtarët e Ramës vazhdojnë takimet me elektoratin e PS

Kundërshtarët e Ramës në PS, kanë nisur prej ditësh një tur takimesh në bazën e partisë, me qëllim njohjen e bazës me platformën e Ben Blushit, kandidatit të mundshëm për kryetar të PS-së. Përgjatë procesit të ôaëiíeöe në bazë, mbështetësit e Blushit në PS, po kryejnë edhe procesin e marrjes së firmave të nevojshme për këtë platformë, për ta paraqitur më pas në kongresin e 29 gushtit. Dy ditë më parë, kandidati tjetër për kryetar të PS-së Arben Malaj, u shpreh kundër përplasjes së rezolutave dhe procesit të firmosjes së këtyre rezolutave, duke e cilësuar si një proces që do të gjenerojë më shumë kriza në parti se sa do ti zgjidh ato. "Është e pafalshme që kaq shume jemi fokusuar te rezolutat kur duhet të fokusohemi te një gare e brendshme në parti e cila krijon me shume transparence për gjithë zhvillimet tona, marrin pjesë më shumë kolegë me vizion të ndryshëm, po me përkushtim të njëjtë dhe ne jemi me bindës në elektorat. Në përgjithësi partitë politike nuk dëmtohen nga gara, ato dëmtohen nga solidariteti i sëmurë apo nga keqpërdorimi i autoritetit te kryetarit apo të të zgjedhurve në forumet e saj", tha Malaj dy ditë më parë. Arben Malaj e Ben Blushi, pritet të paraqesin platformat e tyre në kongresin e 29 gushtit, ku dhe pritet të shpallin kandidaturën për postin e kryetarit të PS-së. Dy kandidatët e mundshëm janë shprehur kundër rikandidimit të Ramës për postin e kryetarit të PS.

Platformat

Pak ditë më parë, anëtari i kryesisë së PS-së Arben Malaj, deklaroi se do të jetë një kandidat për postin e kryetarit të PS-së, dhe se sipas tij, kryetari aktual Edi Rama nuk duhet të rikandidojë, për shkak të humbjes së PS-së në zgjedhjet e 28 qershorit. Malaj tha dje se do të paraqesë platformën e tij si kandidat për kryetar të PS-së, në kongresin e 29 gushtit dhe se kjo platformë do të mbështetet pikërisht tek një vizion i qartë për PS-në, rritja e numrit të partive të koalicionit të majtë i cili drejtohet nga PS, si dhe krijimi i një lidershipi i cili përfshin gjithë faktorët brenda partisë dhe që shmang pushtetin absolut në dorën e kryetarit të partisë. Malaj i bëri dje thirrje të gjitha figurave të Partisë Socialiste që të bëhen pjesë e zgjidhjes se kësaj krize, që erdhi nga humbja në zgjedhjet e 28 qershor. "PS pa një vizion te qarte, pa koalicione në rritje dhe pa një lidership që i maksimizon te gjithë aktorët e saj dhe jo thjesht ka një pushtet absolut në dorën e tij do të jetë e vështirë që ne do të jemi optimistë në sfidat e ardhshme të PS. Është momenti që të kemi një lider që të jetë i barabarte mes të barabartëve. Unë besoj se një lider i PS nuk duhet të jetë ai që gjen epitetin më të bukur në një përplasje mediatike me maxhorancën, por krijimi i ekipeve", u shpreh Malaj. Përballë platformës së Arben Malajt, Ben Blushi, ka shprehur tre shtyllat kryesore të platformës së tij, të cilat kanë të bëjë me të ardhmen programore dhe statusore të PS kryesisht demokratizimin e partisë. Një ndër pikat e platformës është edhe krjijimi i një marrëdhënie të re brenda së majtës si dhe kthimi i identitetit të majtë të PS-së, përkundër asaj që Rama e quajti “përtej së majtës dhe së djathtës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›