E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, humbasin 25 mijë vende pune deri në fund të qershoritNga Fitim ZekthiEfektet e krizës ekonomike botërore kanë dhënë ndikimin tyre në Shqipëri edhe në treguesin më të rëndësishëm të ekonomisë, atë të numrit të vendeve punës duke bërë që në fund

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Kriza, humbasin 25 mijë vende pune deri në fund të qershoritNga Fitim Zekthi

Efektet e krizës ekonomike botërore kanë dhënë ndikimin tyre në Shqipëri edhe në treguesin më të rëndësishëm të ekonomisë, atë të numrit të vendeve punës duke bërë që në fund të qershorit të ketë rreth 25 mijë të punësuar më pak se sa ishin vjet në këtë kohë. Të dhëna zyrtare bëjnë me dije se në bazë të vlerësimeve llogaritet që Shqipëria të jetë vendi që ka humbur më pak vende në rajon për shkak të krizës ekonomike ndonëse kanë humbur 25 mijë vende pune. Sektor që ka është preku më shumë nga humbja e vendeve të punës sipas vlerësimeve zyrtare është ai i prodhuesve ë tekstileve dhe të këpucëve me rreth 11 syresh dhe ku kahja nuk është asfare e mirë dhe pritet që të thellohet. Një tjetër sektor që ka numëruar humbje të vendeve të punës si pasojë e ngadalësimit ekonomik të vendit është ndërtimi i cili mendohet se ka humbur rreth 5 mijë vende pune deri në fund të qershorit krahasuar me vitin e shkuar. Industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese sipas të dhënave ka humbur rreth 4500 vende pune. Edhe transporti sipas të dhënave është prekur nga efektet e krizës ekonomike dhe sipas vlerësimeve zyrtare në të kanë humbur rreth 1 mijë vende pune. Në të vërtetë shkalla e ngadalësimit të ekonomisë është e lartë dhe ajo praktikisht sipas vlerësimeve është duke rritur me rreth 1 deri në 1,5 përqind nga rreth 6 përqind që ishte rritja vjet. Kjo do të thotë se edhe numri i vendeve të punës duhet të jetë prekur në shkallë më të lartë se sa janë vlerësimet zyrtare. Gjithashtu duhet thënë se vlerësimet zyrtare i referohen numrit të vendeve të punës të punonjësve që janë të regjistruar i cili nuk është më shumë se sa 250 mijë syresh në sektorin privat. Numri real i të punësuarve në Shqipëri llogaritet të jetë më shumë se 750 mijë njerëz. Pavarësisht këtyre të dhënave, është e qartë se humbja e vendeve është një prej treguesve më me ndikim në ekonominë e vendit. Rënia e raportuar e shitjeve, rënia e aktivitetit tregtar të vendit ( rënie edhe e eksporteve dhe e importeve) , rënia dërgesave të emigrantëve etj padiskutim që të ndikonin edhe tek numri i atyre që janë të zënë me punë. Kriza ekonomike megjithëse ka dëshmuar se vendi ka një ekonomi e cila po shfaqet elastike dhe nuk po bie në recesion e ka rënduar shumë gjendjen dhe nivelin e jetesës sidomos të atyre që janë në varfëri dhe të atyre që janë në kufijtë e varfërisë. Mendohet se numri i familjeve që jetojnë në kufijtë e varfërisë mund të jetë shtuar si pasojë e këtyre efekteve të krizës duke qenë se edhe numri i vendeve të humbura të punës ka kapur më së shumti kategori që vijnë nga familje të tilla. Qeveria ka ndërhyrë më se njëherë gjatë këtyre viteve duke rritur pagat e mjekëve dhe të punonjësve të sistemit arsimor por nuk ka mundur të gjejë një zgjidhje se si mund të ndikojë tek familjet që nuk i përkasin kësaj kategorie dhe janë të varfëra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›