BE heq vizat për Malin e Zi, Maqedoninë dhe Serbinë
Vendimi i miratuar sot hynë në fuqi 20 ditë pas botimit në fletoren zyrtare të unionit, çka do të thotë se qytetarët e tre vendeve të lartpërmendura do të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së pa patur nevojë të pajisen me viza duke filluar nga 19 dhjetori i këtij viti.
Këto tre shtete do të përfshihen në listën e Shengenit, çka do të thotë se të gjithë qytetarët e këtyre vendeve do të udhëtojnë vetëm me pasaporta biometrike. Gjithashtu, vendimi i ri nuk do të thotë se maqedonasit, serbët ose malazezët do të kenë mundësi të punësohen në një nga shtetet e Bashkimit Evropian.