E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj: Drejtësia të veprojë për “DVD-në”

Haradinaj, deklaroi se drejtësia në Kosovë nuk është duke vepruar si duhet.

"Sa i përket DVD-së së djeshme është një ngjarje, po them e ndjeshme për Kosovën në të gjitha dimensionet e mundshme, do të kujdesem për komente, mirëpo është për çudi që drejtësia nuk po vepron, në kuptimin që në disa veprime që kanë qenë të nevojshme. Nuk ka logjik që njeriu në qendër të qytetit ose të kryeqytetit, me thënë që kamë bërë këtë dhe këtë dhe ai me vazhdu lirshëm. Çdo demokraci normale pjesëtarët e rendit e kishin pritur atë më andej dhe e kishin legjitimuar dhe e kishin ftuar për me vazhduar bisedën, për çka ka deklaruar ai, se a qëndrojnë a nuk qëndrojnë", ka thënë Haradinaj.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›