E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK e shqetësuar për situatën e sigurisë

“E përcaktuar fuqishëm për funksionimin e shtetit ligjor dhe të sundimit të ligjit, LDK-ja kërkon nga organet e ndjekjes dhe të gjyqësisë, vendëse dhe ndërkombëtare, që të veprojnë urgjentisht në ndërmarrjen e të gjitha masave ligjore për zbardhjen e plotë të të gjitha rasteve dhe të deklarimeve e dëshmive të plasuara tashmë në opinion”, thuhet në deklaratën e LDK-së. 

LDK thekson se, është detyrë e organeve të ndjekjes dhe e gjyqësisë që të bëjnë punën e tyre sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, duke e vënë në funksion zbatimin e tyre të plotë ndaj çdokujt. “Askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe askush nuk mund të ketë imunitet të jashtëligjshëm”, përfundon komunikata e LDK-së. (telegrafi/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›