E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Berisha, jo interes per monitorimin e OSBE

Socialistet akuzojne Berishen per perpjekjet e tij per cenimin e misionit te OSBE-se ne Shqiperi. Ka qene sekretarja e marredhenieve nderkombetare e PS, njeheresh dhe me statusin e anetares se Asamblese Parlamentare te OSBE-se, Arta Dade ajo qe nepermjet nje deklarate per gazeten "Koha Jone", ka hedhur keto akuza ne drejtim te liderit te mazhorances, vetem nje dite pas publikimit te informacioneve, sipas te cilave eshte kerkuar largimi i OSBE nga Shqiperi si dhe ne te njejten dite me deklaraten e kreut te qeverise Berisha, sipas te cilit do kerkoje dyfishimin e monitoruesve nderkombetare. Ajo ka vleresuar rolin e ketij organizmi te rendesishem per permiresimin e standardeve te zgjedhjeve ne Shqiperi si dhe vemendjen e saj te vazhdueshme per realizimin e nje procesi zgjedhor te drejte, te pakontestueshem ne Shqiperi. "Berisha nuk eshte i interesuar qe pergatitja dhe zhvillimi i zgjedhjeve te vitit te ardhshem te monitorohen nga OSBE/ODIHR-i ne te gjithe elementet. Fakti qe ne krye te pushtetit vendor per organizimin e zgjedhjeve eshte vene pikerisht njeriu, i cili solli dhe manipulimin e madh te zgjedhjeve ne majit te vitit 1996, eshte nje tregues i vullnetit te munguar te Berishes per organizimin e zgjedhjeve konform standardeve demokratike", ka qene akuza e drejtperdrejte e Dades. E cila eshte shprehur se ne keto kushte eshte e domosdoshme qe zgjedhjet te pergatiten dhe te monitorohen nga OSBE/ODIHR-i, duke perfshire ketu jo vetem pergatitjen, fushaten dhe diten e votimit, por dhe pergatitjen e regjistrit te zgjedhesve, kartat e identitetit dhe listat e zgjedhesve. Por per te, teper i rendesishem eshte dhe monitorimi i sjelljes se strukturave te armatosura ne zgjedhjeve, si dhe kontrolli i kufijve, elemente keto te rendesishem mbi te cilet, sipas saj, Berisha mund te mbeshtetet per te realizuar dhe dhunimin e votave ne zgjedhjet e ardhshme, sinjale keto qe kane alarmuar nderkombetaret per fatin e zgjedhjeve ne Shqiperi. "Bashkepunimi i PS me OSBE-ne eshte shume i rendesishem, aq me teper qe PD ne pushtet ka raporte negative me mbajtjen e zgjedhjeve. Mund te permend ketu zgjedhjet e 26 majit te vitit 1996, te cilat u dhunuan, i vodhen ne menyre me te paskrupullt dhe te hapur, u dhunua opozita, veprime keto qe sollen me pas jo vetem renien e shtetit dhe shkaterrimin e tij, por na mbajtjen per 10 vite larg Evropes", tha Dade ne prononcimin per gazeten. Sekretarja socialiste eshte shprehur se shqetesimet e kesaj partie i jane bere prezente institucioneve nderkombetareve, te cilat po monitorojne ne menyre te qarte te gjitha veprimet politike te kesaj mazhorance. "Por socialistet kane ndermarre dhe hapa konkrete, mes te cileve eshte dhe propozimi i nje sistemi zgjedhor qe eliminon deformimet zgjedhore, sistem, i cili eshte mbeshtetur dhe miratuar. Ne rast se keto ndryshime ne sistemin zgjedhor do te implemntohet ne Kodin Zgjedhor, si dhe nen nje monitorim te forte te OSBE/ODIHR-it, atehere mendojme se do te kete zgjedhje te lira dhe te drejta per shqiptaret ne 2009", tha Dade. J.Marena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›