SHBA heq dorë nga projekti i fluturimit në Hënë
Në projektbuxhetin prej 3 trilion e 800 miliard dollarësh të përgatitur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama dhe të paraqitur për t’u votuar nga Senati, bëhet fjalë edhe për mbylljen e programeve të dërgimit të njerëzve në Hënë.Për të mbyllur një hapje prej 1 trilion e 600 miliard dollarë shteti po ul shpenzimet në disa fusha. Presidenti Obama anuloi programin e filluar nga presidenti i mëparshëm Xhorxh Bush i cili kishte planifikuar udhëtimin në Hënë të njerëzve deri në vitin 2020.Programi me harxhime prej miliona dollarësh kishte planifikuar realizimin e fluturimeve në Hënë dhe në planetin e kuq Mars. Nga aspekti i komenteve të reja, fluturimi i parë ndërkombëtar i tregtisë në orbitën e Tokës planifikohet të bëhet para vitit 2015.Një nga ndërprerjet më të rënda të bëra në punimet hapësinore ku përfshihet dhe udhëtimi në Hënë, gjatë luftës së ftohtë ishte bërë simboli i fuqisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në projektbuxhet paraqitet mbështetja ndaj NASA–s, Zyrës së shërbimeve ajrore dhe hapësinore të Amerikës në prodhimin e mjeteve të cilat do të mbajnë astronautë për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.Presidenti i cili e ka lënë mënjanë projektin hapësinor planifikon të bëjë një ulje taksash në vlerën 100 miliard dollarë për aplikimet në punësimin e punonjësve.Në buxhet shihet një rritje rekord në harxhimet për sigurinë dhe mbrojtjen. Në buxhetin e paraqitur në Kongres nga Obama, buxheti i mbrojtjes me një vlerë prej 708 miliard dollarë përbën harxhimet më të mëdha të bëra ndonjëherë për mbrojtje në historinë e Amerikës.përgatiti: Aisa Kaduku Kokiçi