Dade: Jemi pranë kompromisit, zgjidhja në duart e Berishës
Zgjidhja e krizës është vetëm në dorë të Sali Berishës dhe Partia Socialiste është e hapur dhe mirëpret cdo zgjidhje që realizon transparencën e plotë të zgjedhjeve. Këtë qëndrim të partisë së saj shpreh për ALSAT deputetja socialiste Arta Dade.
"Jemi shumë pranë arritjes së një kompromisi dhe gjithcka varet nga Sali Berisha dhe është për të ardhur keq që i njëjti individ në 20 vjet ka patur në dorë që të bëjë gjënë e duhur në momentin e duhur, kurrë nuk e ka bërë", tha Arta Dade, deputete e PS.
Në kohën kur të gjithë palët e kanë bërë të qartë se zgjidhja është afër ata po qartësojnë njëkohësisht se kjo zgjidhje nuk do të kalojë nga tryeza e Presidentit të Republikës. Madje socialistët e kanë atakuar qëndrimin e kreut të shtetit ndaj krizës.
"është për të ardhur keq që zgjidhja nuk erdhi nga vetë presidenti i republikës, apo nga maxhoranca, por zgjidhja përsëri vjen me ofertën që ka bërë faktori ndërkombëtar. Presidenti e ka tejkaluar tashmë rolin e vet, i cili ka thënë që nuk di e nuk kam asnjë material. Sigurisht, është një nga pikat e dobëta të presidentit tonë, unë nuk mund të besoj që një president mund të lajë duart duke thënë që këtu nuk kemi të bëjmë me një republikë presidenciale, po me një republikë parlamentare, në të gjitha rastet ai është kreu i shtetit ", tha Dade. Një ditë më parë në mitingun e opozitës edhe kryesocialisti Rama tha se zgjidhja është shumë pranë.
Dorian Kodra < I mëparshmi