Dita e 15-të e grevës, Arben Malaj dërgohet në spital
Greva e urisë së deputetëve socialistë dhe mbështetësve të tyre ka hyrë në ditë e saj të 15-të. Gjendja e grevistëve paraqitet e rënduar, nderkohe qe sot eshte derguar ne spital deputeti socialist, Arben Malaj. Deri ditën e sotme numri i atyre që kanë shkuar në spital, që prej fillimit të grevës në 30 prill, shkon në 35. Një ditë më parë, në protestën e pasdites, kreu i socialistëve, Edi Rama tha se është afër fitorja e kauzës së tyre.
“Fitorja e kauzës sonë është shumë më afër se ç’ishte 14 ditë më parë. Arritja e qëllimit tonë është shumë më pranë seç ishte ditën kur u ngrit kjo cadër. Prandaj motra dhe vëllezër ashtu sic e kemi demostruar gjatë gjithë ketyre ditëve kurajon për të rezistuar duhet të vazhdojmë ta demostrojmë të gjithë sëbashku. është koha për zgjidhje. është koha për t’i hapur rrugë transparencës, për t’i hapur rrugë lirive dhe të drejtave. është koha që veshët e pushtetit të hapen dhe që zgjidhja të bëhet realitet” tha Rama.
Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e shtunë , 15 maj 2010 ) < I mëparshmi