E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Kryeministri i Ruzhdijes të hapë kutitë

01/03/2010 Transparenca e zgjedhjeve

Partia Socialiste është e vendosur në kërkesën e saj për transparencë të plotë, me hapjen e kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit. Një qëndrim i tillë u ritheksua nga deputetja e PS-së, Arta Dade, e cila gjatë një deklarate për shtyp deklaroi qartë se as alibia e Kryeministrit Berisha për Ruzhdijen nuk do ta bëjë PS-në të heqë dorë nga kërkesa e saj. “Duket se mazhoranca ka vendosur të shpërfillë krejtësisht vullnetin pozitiv të Partisë Socialiste, por edhe thirrjet e partnerëve tanë ndërkombëtarë për një zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj krize që po rëndohet më tej çdo ditë që kalon. Por Kryeministri i Ruzhdijes gabon rëndë, nëse mendon se kjo krizë do të zgjidhet vetiu. Kriza politike është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe kjo krizë nuk mund e nuk do të zgjidhet, nëse nuk merret parasysh kërkesa e PS-së për një hetim të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit”, vlerësoi Dade. Sipas saj, PS-ja e ka ofruar kompromisin e saj dhe vullneti për hapjen e kutive dhe transparencën e plotë të kutive nuk do të tretet përballë kokëfortësisë së Kryeministrit të Ruzhdijes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›