Beqja: Kriza nga dritëshkurtësia e Qeverisë “Berisha”
01/03/2010 Situata ekonomike
Deputetët socialistë ndalen sërish te gjendja e vështirë ekonomike. Kështu, një nga ligjvënësit e PS-së, Ilir Beqja, nisur edhe nga deklarata e bërë nga Banka e Shqipërisë, gjatë një deklarate për shtyp i mëshoi me forcë akuzës se Qeveria e drejtuar nga Sali Berisha po thellon krizën ekonomike në vend. Madje, për të argumentuar qëndrimin e partisë që ai përfaqëson, Beqja solli një sërë argumentesh që e bëjnë të rëndë gjendjen ekonomike në vend, si planifikimi dhe administrimi i dobët i financave publike gjatë vitit të kaluar, si dhe rritja e tepruar e borxheve. “Të gjitha këto shqetësime serioze për derexhenë ku është katandisur ekonomia, Partia Socialiste i ka ngritur prej kohësh. Jo për të sulmuar padrejtësisht Qeverinë “Berisha”, por në një përpjekje të sinqertë për ta nxitur atë drejt pranimit të kësaj gjendjeje dhe marrjes së masave të përshtatshme për të adresuar situatën”, u shpreh Beqja. Sipas tij, të gjitha shqetësimet dhe sugjerimet e PS-së kanë rënë në vesh të shurdhër dhe janë hedhur poshtë me dritëshkurtësi nga Qeveria.