E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza sërish në vëmendjen e KiE-së

01/03/2010 Situata politike në Shqipëri

Këshilli i Evropës pritet t’i rikthehet në fillim të muajit mars diskutimit rreth krizës politike që ka mbërthyer legjislativin shqiptar. Konkretisht më 2 dhe 4 mars në Strasburg, përpara sesionit të ri parlamentar të 12 marsit, pritet të nisin diskutimet për krizën në Tiranë. Por tashmë, pas futjes së opozitës në Parlament dhe rikthimit të saj te bojkoti, çështja nuk do të trajtohet më si rast negocimi, por si monitorim i një vendi që shkel standardet. Një nismë politike e grupit socialist të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i drejtuar nga Andrea Gross, dhe ai i të majtëve të bashkuar të Tiny Cox, kërkon një qëndrim të ri të Strasburgut pas ndërprerjes së bojkotit nga ana e Partisë Socialiste. Në fakt, në axhendën e përgatitur nuk është parashikuar një debat i posaçëm për Shqipërinë, gjithsesi ai do të zhvillohet. Kjo në linjë dhe të deklaratës së Presidentit të Asamblesë Parlamentare, Mevlut Çavusoglu, se “KiE do të ndjekë situatën hap pas hapi dhe shumë afër”. Pas dy ditëve negociata në Tiranë, delegacioni i kryesuar prej tij u bëri thirrje partive politike t’i japin fund krizës aktuale politike në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›