Opozita zhgënjen, Topalli përfshin në axhendë gjykatën administrative
01/03/2010 Projekti i shumëpritur nga shoqatat e biznesit kërkon 84 vota
Rikthimi i opozitës te bojkoti pas betimit të saj në Parlament duket se ka zhgënjyer mazhorancën qeverisëse, e cila përkimin e afatit gjashtëmujor të skadimit të mandatit të deputetit me negociatat me ndërkombëtarët, e ka vlerësuar si një ogur të mirë. Përfshirja e tre projekteve të rëndësishme për reformën në sistemin e gjyqësorit në punimet e 2-mujorëshit të ardhshëm dhe në mënyrë të veçantë të ligjit për gjykatat administrative në punimet trejavore, tregojnë se pritshmëria ka qenë ndryshe. Përfaqësuesit e mazhorancës kanë shpresuar se këtë herë kundërshtarët e tyre politikë, të nxitur edhe nga faktori ndërkombëtar, do të hynin në Parlament jo vetëm për të shpëtuar mandatet, por edhe për të dhënë kontributin e tyre në punimet e Kuvendit. Pikërisht për këtë arsye Kryetarja e Kuvendit ka dashur të shfrytëzojë kohën duke përfshirë në punimet e afërta të legjislativit pikërisht ato projektligje që kërkojnë 84 vota. I tillë është edhe projekti i mbetur pezull që në maj të vitit të shkuar, për shkak të protestës së opozitës, në fillim për disa qëndrime të drejtueses së Kuvendit, Topalli, dhe më pas për ecurinë e zgjedhjeve të 28 qershorit. Nga ana tjetër shoqatat e biznesit kanë bërë thirrje të vazhdueshme mbi domosdoshmërinë e miratimit të këtij projekti, i cili mendohet t’i japë fund përplasjes ndërmjet biznesit dhe institucioneve fiskale. Projektligji “Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe drejtësinë administrative” përmban 46 nene, ku janë pasqyruar edhe propozimet e PS-së. Sipas këtij projekti, gjykatat administrative të shkallës së parë do të organizohen së paku në numër dhe për territor të barabartë me atë të gjykatave të apelit. Ato do të zhvillojnë seancat e gjykimit, edhe në rast se palët do të mungojnë, por kanë detyrimin që t’i njoftojë patjetër ato. Gjykata Administrative e shkallës së parë gjykon si rregull me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë. Në rastet kur çështja nuk ka karakter kompleks, vetëm me vendim unanim të tre gjyqtarëve çështja gjykohet nga gjyqtari kryesues. Ndërsa Gjykata e Apelit Administrativ gjykon me trup gjykues të përbërë nga pesë gjyqtarë për paditë ndaj aktit nënligjor normativ, dhe nga tre gjyqtarë për çështjet e tjera.
Struktura
Ligji për Gjykatën Administrative synon të rregullojë marrëdhëniet mes qytetarëve, biznesit dhe Qeverisë për masat administrative të marra nga institucione të ndryshme, çështje të cilat kanë hasur në zvarritje nga ana e gjykatave. Ndërkohë që pranë KLD-së është bërë gati struktura e kësaj gjykate dhe janë marrë në shqyrtim të gjitha dosjet e gjyqtarëve që do të emërohen në gjykatat administrative, që do të ngrihen në Tiranë dhe rrethe.
Projektet
Deri më 26 prill, Kuvendi ka parashikuar miratimin e tri projekteve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash siç janë: Projektligji “Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative” i paraqitur në Kuvend më 16.10.2008; projektligji “Për administratën gjyqësore” dhe ai “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8653, ‘Për ndarjen administrative territoriale të njësive të qeverisjes vendore’, të ndryshuar”.