E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi: Deputetet Dade dhe Brace, i kane dorezuar makinat

Duke marre shkas nga deklaratat e deputetit Igli Cara dhe reagimi i zonjes
Arta Dade, sekretari i Pergjithshem Marlind Myftiu, sqaron se deputetja socialiste bashke me deputetin Brace, i kane dorezuar makinat e tyre. "Administrata e Kuvendit, ne permbushje te detyrimeve, qe burojne nga hyrja ne fuqi e ligjit nr. 10160, date 15.10.2009, "Per rregullimin e sherbimit te transportit per funksionaret e larte dhe nepunesit civile", kerkon edhe nje here ish-deputeteve, apo atyre qe kane marre mandate nga KQZ qe te dorezojne makinat e Kuvendit apo te institucioneve te tjera te marra si
ish-deputete. Nese ato do te vonojne perseri dorezimin e automjeteve, administrata e
Kuvendit do beje publike emrat e tyre. Njoftojme gjithashtu se nje tjeter deputet i opozites dorezoi automjetin qe kishte ne perdorim, ashtu si zonja Dade dhe zoti Brace qe i kane dorezuar",-tha Myftiu. Duke besuar ne respektimin e ligjit, administrata e Kuvendit shpreson ne mirekuptimin dhe bashkepunimin me secilin prej tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›