E Diel, 1 Nëntor 2026

Kacin: BE nuk ka kërkuar nga Serbia që ta njohë Kosovën

BEOGRAD- Bashkimi Evropian nuk ka kërkuar nga Serbia që ta njohë Kosovën. Këtë deklaratë ka bërë për Radio Europa e Lirë , raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin.

Duke iu përgjigjur pohimeve të zyrtarëve serb, Kacin sqaron se deklarata e ministrit të brendshëm serb Ivica Dacic, e cila u pasua edhe me deklaratën e presidentit serb Boris Tadic, se njohja e Kosovës është kusht për të fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, është dhënë për qëllime të brendshme politike, në kuadër të një fushate parazgjedhore.

“Parlamenti Evropian nuk ka asnjë informacion se Komisioni Evropian do të mund të kërkonte nga Serbia njohjen e Kosovës. Unë qëndroj prapa kësaj deklarate. Asnjë vend tjetër, vend anëtar i BE-së, nuk mund të kërkojë njëanshëm një gjë të këtillë”,- ka thënë Kacin.
(el.me/BakanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›