E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Të gjithë në protesta kundër keqqeverisjes

Partia Socialiste fton të gjithë qytetarët që të protestojnë cdo ditë ndaj pushtetit antidemokratik, që ka vënë nën presion mijëra shqiptarë për të heshtur ndaj problemeve që kanë.

Deputetja socialiste Arta Dade, theksoi se protestat do të kulmojnë me takimin e 30 prillit në Tiranë, në shenjë kundërshtimi për situatën e krijuar, ndërsa shtoi se vala e tyre do të vijojë deri në largimin e pushtetit aktual.

“Dëshiroj të ripërsëris apelin tonë për të gjithë qytetarët që të bashkohen në protestat për t’i dhënë fund keqqeverisjes që buron nga deformimi i vullnetit të lirë të votës së 28 qershorit, që me shurdhëri, kokëfortësi e panik mbahet kyçur në kutitë e votimit”, u shpreh Dade.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›