Topi dekoron udhëheqësit e bashkësive fetare
06/04/2010 Presidenti i Republikës u dorëzon urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” katër krerëve
Kreu i shtetit premton mbrojtjen ligjore të pronave dhe objekteve të kultit
Një ditë pas fetës së Pashkëve, në një ceremoni zyrtare të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, Presidenti i Republikës Bamir Topi dekoroi me Urdhrin “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu” katër udhëheqësit më të lartë shpirtërorë të bashkësive fetare shqiptare. Kreu i shtetit u dorëzoi në shenjë vlerësimi Urdhrin “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu” përkatësisht kryetarit të Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë, Haxhi Selim Muçës, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së tij Anastas Janullatos, Argjipeshkvit Metropolit të Tiranës e Durrësit dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Rrok Mirditës, dhe Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhit, me motivacionin: “Për kontributin dhe veprimtarinë e vyer në ringjalljen e besimit shpirtëror dhe shpresës për një të ardhme më të mirë, për ringritjen e institucioneve të kultit si dhe për forcimin e pasurimin e mëtejshëm të harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare të popullit shqiptar”. “Harmonia nuk është një dhuratë që dikush ia ka bërë këtij vendi, dhe ajo nuk rri gjithmonë në gjendje statike. Bashkësitë fetare kanë punuar gjithmonë në favor të kësaj vlere. Gjithashtu ne jemi dëshmitarë të kontributit të madh që ato dhe udhëheqësit e tyre shpirtërorë kanë luajtur gjatë historisë, në Rilindjen tonë, në kulturën dhe gjuhën kombëtare në pavarësinë e vendit, në shtetformim e në konsolidimin e familjes me ato vlera që na bëjnë krenarë. Qoftë edhe pranimi i natyrshëm prej këtyre bashkësive i elementeve të fesë dhe qytetërimit hebraik është një fakt që u bën nder shqiptarëve në historinë e tyre”, - tha presidenti Topi. Numri një i shtetit përshëndeti Haxhi Selim Muçën, Fortlumturinë e tij Janullatos, Imzot Rrok Mirditën, Haxhi Dede Reshat Bardhin, duke i cilësuar udhëheqës shpirtërorë e largpamës, punëtorë të palodhur të dialogut shoqëror e ndërfetar, kontribues të palodhur në zhvillimet demokratike të vendit. Presidenti Topi garantoi se do të ushtrojë të gjithë autoritetin e tij për të ndikuar në përmirësimin e kujdesit në nivel institucional për çështjet që lidhen me objektet e kultit. “Fetë e mëdha disponojnë shumë objekte kulti, të cilat nuk mund të shihen thjesht si prona të bashkësive, por si pasuri kombëtare, të cilën shteti duhet t’i mbrojë, duke i restauruar e promovuar në disa këndvështrime, si emblema të identitetit dhe qytetërimit shqiptar. Çështja e pronave, e hapësirave për t’u ushtruar, e shkollave dhe e instalimit të programeve të kultivimit të dialogut ndërfetar, pra të drejtat e bashkësive, duhet të kenë përcaktime të qarta ligjore”, - premtoi Presidenti i Republikës. Katër udhëheqësit më të lartë shpirtërorë të bashkësive fetare shqiptare i shprehën kryetarit të shtetit falënderimin dhe mirënjohjen e tyre të veçantë për vlerësimin me medalje në prani të personaliteteve më të larta të institucioneve të pavarura dhe të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë.
Predikimet në shqip
Në fjalën e tij kreu i shtetit, duke përdorur një citim të At Zef Pllumit, ka vlerësuar domosdoshmërinë e predikimit të besimit fetar në gjuhën shqipe. “Besimet në Shqipëri gjejnë mikpritje në gjirin e shtetit demokratik pa bërë asnjë dallim mes tyre, e ato, siç është në traditën e themeluar prej vetë atyre, do të vazhdojnë ta respektojnë shtetin. Një nga simbolet më sipërore të besimit, të qëndresës, të shkrimit dhe të dëshmisë, At Zef Pllumi, na la porosinë që besimi sa të jetë e mundur të transmetohet në gjuhën amtare, se kështu fjala e Zotit prek më lehtë mendjet dhe zemrat e njerëzve, i bën fuqishëm për vete, i njeh ata si të tijtë”, - theksoi Topi. Ai shprehu besimin se “bashkësitë fetare në vend, ashtu siç kanë bërë deri tani, jam i sigurt se edhe në të ardhmen, nën frymën e traditës dhe të kujdesit për një shoqëri të lirë e demokratike do t’i izolojnë zërat ekstremistë dhe fondamentalistë në gjirin e tyre, sepse, siç e dimë, shfaqja e tyre pikësëpari nuk tolerohet nga vetë besimtarët”.
Dekorimi i klerikëve
Iu dorëzua në shenjë vlerësimi Urdhri “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu” me motivacionin: “Për kontributin dhe veprimtarinë e vyer në ringjalljen e besimit shpirtëror dhe shpresës për një të ardhme më të mirë, për ringritjen e institucioneve të kultit si dhe për forcimin e pasurimin e mëtejshëm të harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare të popullit shqiptar”:
Kryetarit të Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça;
Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së tij, Anastas Janullatos;
Argjipeshkvit Metropolit të Tiranës e Durrësit dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Rrok Mirditës;
Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhit