E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade flet për rikthimin e vitit 1997

Opozita ka premtuar se protestat e saj nuk do të kalojnë caqet e lejuara nga rregullat demokratike dhe nuk do të degjenerojnë në dhunë ndaj institucioneve. Por ka në radhët e saj nga ata që nuk bëjnë kujdes në fjalët e zgjedhura dhe flasin për rikthime të kohërave të errëta për vendin tonë, siç është viti 1997. Në një intervistë dhënë dje për News 24, deputetja socialiste, Arta Dade, ka bërë një krahasim të tillë, megjithëse nuk ka asgjë të ngjashme me atë çfarë ndodhi në atë vit, kur shumë shqiptarë humbën paratë në firmat piramidale. Dade i ka bërë thirrje Kryeministrit Berisha të reflektojë përpara se kriza të marrë përmasa të paparashikueshme, si në vitin 1997. Njerëzit nuk votuan për vazhdimësinë e kësaj qeverie. Tani kanë shumë herë më tepër motive për ti thënë Sali Berishës të largohet sa pa e shndërruar Shqipërinë përsëri në një vend si atë që bëri në 96-97, - u shpreh Dade. Ndërkaq, qëndrimin e Kryeministrit Berisha dhe kryeparlamentares Topalli, Dade i cilëson si të papërgjegjshëm. Reagimi i Kryeministrit dhe kryetares së Parlamentit është vërtet një tregues i mungesës së emancipimit. Sa më shumë thellohet kriza, aq më shumë vihen re dukuritë që këtyre njerëzve po u humbet edhe logjika, - tha Dade.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›