E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindikata e Minatorëve i bashkohet protestës së PS-së

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve Fiqiri Xibri, gjatë fjalës së tij në bulevardin Dëshmorët e Kombit ka deklaruar se greva e deputetëve është kauza me të cilën është bashkuar shoqata që ai drejton. Jemi bashkuar me kauzën për të cilën PS lufton. Sot për të gjithë qytetarët shqiptarë liria nuk ka çmim, duhet të jetë gjithmonë me ne e të mos e lëshojmë kurrë atë, - u shpreh Xibri. Duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve ti bashkohen kësaj proteste, Xibri theksoi: Lira është jeta jonë, është e drejta jonë themelore, liria janë këta shqiptarë këtu të ngujuar në grevë, sepse janë aty për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për socialistët, janë edhe për ata shqiptarë që festuan në 1 Maj bashkë me Çiljetën, janë aty për lirinë e të gjithë shqiptarëve, - theksoi Xibri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›