Dade përballë Topallit në kryesimin e Parlamentit
09/06/2010 Grupi i PS-së zgjedh sot nënkryetaren e Kuvendit
Podiumi i Kuvendit do të ketë pranë njëra-tjetrës dy gratë “e forta” të kampeve kryesore politike. Kështu, përkrah Kryeparlamentares Jozeifina Topalli pritet të ulet përfaqësuesja e partisë më të madhe opozitare, pra PS-së, Arta Dade. Në postin e nënkryetares së këtij institucioni, por si përfaqësuese e ligjvënësve socialistë, deputetja Dade do të sfidojë Kryetaren Topalli, me qëllim vënien në vend të dinjitetit të parlamentarëve të PS-së. Kjo për vetë faktin se që me fillimin e punimeve të kësaj legjislature, pra që pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit dhe nisjes së punimeve parlamentare, as më shumë e as më pak, e gjithë lufta e Kryetares së Kuvendit ka qenë e fokusuar në penalizimin e deputetëve pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Megjithatë, ndalur në zhvillimet më të fundit në kampin rozë, pritet që në orët e para të mëngjesit të sotëm të mblidhet grupi kuvendor socialist, për të zgjedhur drejtuesit në komisionet e përhershme parlamentare. Por njëkohësisht po në këtë takim do të përcaktohet dhe kandidatura për postin e nënkryetarit të Kuvendit, i cili, sipas rregullores së këtij institucioni, i takon partisë më të madhe opozitare në Parlament. Burime pranë selisë rozë bënë me dije se do të jetë emri i deputetes Arta Dade, ai i cili do t’i propozohet mbledhjes së sotme, e më pas do të marrë dhe pëlqimin e legjislativit shqiptar. Më herët, përzgjedhja e kandidaturës mbi një pozicion të tillë krijoi jo pak debat brenda radhëve të PS-së. Kjo për shkak se në garë ishte dhe deputetja Valentina Leskaj. Por bëhet me dije se lidershipi socialist, duke barazpeshuar aktivitetin politik të dy përfaqësueseve të saj, ku ndër më kryesorët ishte atakimi i kundërshtarit, njëkohësisht dhe ai brenda llojit, vendosi që të ishte emri i Dades, ai i cili do të përfaqësonte PS-në në postin e nënkryetares së Kuvendit. Pas zgjedhjes së saj në këtë post, pritet që përballja mes dy drejtueseve femra të Kuvendit të jetë jo pak e fortë.
Kuvendi
Forcat politike janë të grupuara në tri grupe parlamentare, duke pasur në të njëjtën kohë dhe përfaqësuesit e tyre në postin e nënkryetarit të Kuvendit. Kështu, Partia Demokratike, përveç kryetarit të Parlamentit ka dhe një nënkryetar të tij. Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka përfaqësuesin e saj në një pozicion të tillë, e pikërisht është deputeti i saj Nasip Naço. Ndërkohë dhe PS-ja do të bëjë publik sot emrin e saj për këtë post.
Ligjvënësit socialistë zgjedhin drejtuesit e komisioneve parlamentare
Partia Socialiste do të kryesojë tri komisione parlamentare. Ndër komisionet e përhershme të këtij institucioni do të jenë ai i Shëndetësisë, Arsimit dhe ai i Integrimit, komisione të cilat do të drejtohen nga ligjvënësit socialistë. Ndërkohë që në të gjitha komisionet e tjera PS-ja do të jetë e përfaqësuar në postin e nënkryetarëve. Burime pranë kampit rozë bëjnë me dije se paraprakisht janë disa emra, të cilët qarkullojnë jo në mënyrë zyrtare në zyrat e PS-së si kandidatura për kryesimin e tri komisioneve që i takojnë kësaj partie. Janë deputetët Eglantina Gjermeni, Ethem Ruka, Valentina Leskaj, Gramoz Ruçi, emrat e të cilëve janë përfolur për të qenë kryetarë komisionesh. Megjithatë, do të jetë grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ai i cili do të përcaktojë në mënyrë përfundimtare një ndarje të tillë. Por përmes këtyre përcaktimeve, ligjvënësit socialistë përforcojnë nga ana tjetër bindjen se do të vijojnë të jenë pjesë e Kuvendit, duke hequr dorë në këtë mënyrë nga bojkoti ndaj këtij institucioni.
Grupi i PS-së
Grupi kuvendor i Partisë Socialiste do të mblidhet në mëngjesin e sotëm për të diskutuar mbi një sërë çështjesh. Kështu, përveç zgjedhjes së drejtuesve të komisioneve të përhershme parlamentare, deputetët e PS-së do të zgjedhin dhe kryesinë e grupit. Kjo, pasi deri më tani deputetët kanë votuar vetëm për zgjedhjen e kryetarit të tyre, deputetit Gramoz Ruçi. Ndërkohë që gjatë takimit të sotëm do të votohet dhe mbi kandidaturat për postin e nënkryetarit dhe të sekretarit të grupit kuvendor socialist. Nga ana tjetër, ligjvënësit socialistë do t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë gjatë takimit të tyre dhe diskutimeve mbi pozicionin që ky grup do të mbajë ndaj Kryeparlamentares Jozefina Topalli, për shkak të vendimeve që Kryetarja Topalli ka marrë në dëm të ligjvënësve socialistë.
Nisma e PS-së
Nis mbledhja e faturave mbi udhëtimet Topallit
Partia Socialiste shfaqet e vendosur për ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar mbi menaxhimin e buxhetit të Kuvendit nga ana e Kryeparlamentares Jozefina Topalli. Burime pranë selisë rozë bënë me dije se lidershipi socialist ka nisur paraprakisht mbledhjen e të gjitha faturave të udhëtimeve që janë bërë nga Kryetarja e Kuvendit. Kështu, duke hulumtuar në agjencitë e fluturimit ku Toaplli ka bërë prenotimet për fluturimet e saj jashtë shtetit, kupola rozë synon që të zbardhë deri në një farë pike abuzimet me buxhetin e Kuvendit. Në këtë mënyrë, duke dyshuar në mënyrën dhe për arsyet e menaxhimit të buxhetit të Parlamentit, ku në mbledhjet e komisionit që merret posaçërisht me këtë çështje nuk njoftohen të marrin pjesë asnjëri nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, përkatësisht deputetët Erion Braçe dhe Mimi Kodheli, socialistët janë detyruar që të bëjnë një hetim të tillë paraprak dhe në mënyrë individuale. Për këtë arsye, deputetët e kësaj partie po shohin të gjitha hapësirat për të ndërmarrë një nismë konkrete lidhur me një hetim parlamentar për Kryeparlamentaren Topalli. Burime pranë kësaj partie bënë me dije se pritet që shumë shpejt të depozitohet në Kuvend kërkesa e grupit parlamentar të PS-së për ngritjen e një komisioni hetimor për Kryetaren Topalli. Ndërkohë që për penalizimet e tyre nga ana e Kryetares së Kuvendit, konkretisht heqjen e rrogave, deputetët e PS-së po shohin mundësitë për të bërë dhe padi në organet përkatëse, kundrejt këtyre vendimeve të marra nga Topalli, që sipas tyre janë në kundërshtim me ligjin.