Basha, apel vendorëve: Zbatoni sistemin e adresave
09/06/2010 Takimi me 73 kryetarë vendorësh
TIRANE- “Vendimet për emërtimet e rrugëve dhe pjesëve të tjera publike të territorit duhet të përfundojnë jo më vonë se fundi i muajit qershor 2010”. Kjo ka qenë thirrja që ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, u bëri njësive vendore më të ngadalta në zbatimin e projektit për sistemin e adresave që të realizojnë në kohë detyrat e përcaktuara. Ministria e Brendshme e konsideron të papranueshme që përfundimi i kësaj detyre mbahet peng nga mungesa e vendimmarrjeve në këshillat për rrugët akoma të paemërtuara. Kjo situatë është akoma më e papranueshme dhe e patolerueshme në njësitë ku puna ka disa muaj që ka përfunduar. “I bëj thirrje sensit të ndërtimit së bashku të bashkëpunimit të një të ardhmeje evropiane për Shqipërinë, për të cilën jemi angazhuar pavarësisht nga ngjyrat tona politike që me vendimmarrjet tona të përbashkëta dhe me bashkëpunimin tonë në nivel qendror dhe vendor ta përmbyllim edhe këtë fazë kaq të rëndësishme të implementimit të sistemit të adresave”, u shpreh Luzim Basha. Gjatë takimit me krerët e 73 njësive vendore, bashki e komuna, të cilat janë tashmë në fazën e emërtimit të rrugëve dhe ende nuk kanë marrë vendime në këshillat bashkiakë dhe komunalë për këtë çështje, ministri Basha apeloi që ky proces duhet të kryhet me ritme të shpejta. Këto njësi me ecuri më të ngadaltë në projekt, janë pjesë e grupit të parë, të dytë e të tretë të projektit, grupe në të cilat janë rreth 220 njësi vendore, që në tërësi mbulojnë një territor ku banojnë rreth 3.8 milionë qytetarë, pra pjesa më e madhe e popullsisë. Ndërkohë për njësitë vendore të grupit të katërt dhe të pestë u la detyrë nga ministri Basha që të përfundojnë emërtimin e rrugëve dhe pjesëve të tjera të territorit publik brenda muajit korrik 2010. Duke garantuar se nuk do të kursehet asnjë përpjekje, asnjë resurs për të përfunduar këtë projekt brenda kohës së caktuar, ministri Basha u shpreh ky projekt e zhvendos Shqipërinë nga orbita e një vendi me mekanizma të botës së tretë në një vend që ka infrastrukturë moderne, bashkëkohore, të nivelit më të lartë teknologjik sot të gjindshëm në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. “Regjistrin elektronik e përfunduam, pajisja e qytetarëve me dokumentet e identitetit po ecën në mënyrë optimale, me shifrat më të larta në rajon, mbetet që çdo qytetar në mënyrë elektronike të ketë “shtëpinë e tij dixhitale” në regjistrin elektronik të adresave të Republikës së Shqipërisë”,-u shpreh Basha. Gjithashtu ky i fundit u tërhoqi vëmendjen dhe kërkoi bashkëpunimin e drejtuesve vendorë edhe për të marrë masat e nevojshme gjatë sezonit turistik, për të mundësuar një kontroll sa më të plotë të territorit, një menaxhim sa më të mirë të itinerarit të rrugëve kombëtare, rajonale dhe lokale dhe një përpjekje sa më të koordinuar për të shpalosur në mënyrën më bindëse dhe më të plotë mikpritjen ndaj turistëve rajonalë, të huaj apo dhe vendas.