E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade:Pavarësia e Kosovës solli siguri në rajon

Arta Dade, deputete e PS-së dhe ish-ministre e Jashtme në 1-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, u shpreh se "Kosova tregoi se mund të bëhet dhe të funksionojë si shtet i pavarur duke respektuar parimet e një shteti demokratik dhe duke respektuar edhe minoritetet. Sipas Dades, Kosova ka manifestuar pjekuri dhe ka ditur të ruajë aletët e vyer pa të cilët Kosova nuk do të ishte kjo që është sot. Arta Dade deklaroi se"Tashmë që Kosova është e pavarur, rajoni është më i sigurt".Ish-ministrja e Jashtme tha se sfidat e Kosovës janë ekonomia dhe problemet sociale, por duke u ndihmuar nga shtetet e fuqishme do të sigurojë të ardhmen evropiane.Ndërsa në planin ndërkombëtar Kosova duhet të vazhdojë me njohjet e reja.Sipas deputetes, duhej bërë më shumë nga shteti shqiptar për Kosovën, më së shumti nga diplomacia shqiptare duhej punuar më shumë për të shtuar numrin e vendeve që njohën Kosovën. Dade vlerësoi se, Serbia duhet të pranojë se Kosova është në shtet më vete, i pavarur, dhe unike. "Skemat e Beogradit kundër Kosovës nuk i shërbejnë as vetë Beogradit", theksoi ajo. Sipas diplomates shteti shqiptar duhet të ketë një strategji konkrete për ndihmën që do i jepet shtetit më të ri, Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›